Register !!
 
HomePortalCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Namazi shërim i mendjes dhe i trupit

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
stat-X|V!p3r
Admin


Posts : 74
Join date : 2011-04-08
Age : 21
Location : Macedonia

PostSubject: Namazi shërim i mendjes dhe i trupit   Sat Aug 13, 2011 1:00 pm

Namazi shërim i mendjes dhe i trupit
Të shkruash për namazin do të thotë të shkruash për çështjen më me rëndësi të fesë së Allahut, pas Dëshmisë (Shehadetit), do të thotë të shkruash për bazamentin, shtyllën mbi të cilën ngritët Islami, fe e pastër dhe madhështore. I Dërguari i Allahut tha: “çështja kryesore është Islami (të jesh musliman), shtylla e tij është namazi dhe kulmi i tij është lufta në rrugën e Allahut”.
Megjithatë shihet se si njerëzit në kohët e fundit e përbuzin, anashkalojnë namazin, lënë obligimet e tij duke u zhytur në lojë dhe kotësi, duke u marrë me gjërat e pavlefshme të kësaj bote. Kështu që, me këtë shkrim dëshirojmë t’i përkujtojmë njerëzit me vlerën e madhe të namazit, t’i përkujtojmë me dobitë fizike dhe shpirtërore të tij, dhe kundrejt kësaj t’i përkujtojmë me rreziqet që ballafaqohen ata që e lënë këtë obligim. Andaj kushdo që e përbuzë namazin do ta përbuzë edhe Islamin, sepse respekti që ka njeriu ndaj Islamit manifestohet me respektin që ka ndaj namazit. Një dijetar i urtë shënohet të ketë thënë: “O bir i Ademit ç’do të madhërosh në fenë tënde nëse e përbuzë namazin.”Prandaj, me plot të drejtë mund të themi se namazi është shtylla më e fortë pas Dëshmisë (Shehadetit), dhe vepra më e mirë pas saj, për shkak se është caktuar në formën më të përsosur dhe më të mirë të adhurimit, dhe njëherit ka mbledhur në vete të gjitha format e adhurimit. Është kushti i parë të cilin e kushtëzoi i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Allahut qofte mbi të- pas besimit.
Është kulminacioni i adhurimit fizik, dhe është obligim i domosdoshëm i umetit i cili nuk ka munguar as në ligjet (sheriatin) e mëhershme të asnjë të Dërguari të Allahut të Madhëruar. Obligueshmëria e tij përfshin çdo mysliman të moshës madhore dhe nuk lirohet nga ky obligim në asnjë rast, për dallim nga obligimet tjera. Transmetohet nga El-Misuer ibën Mahremeja-Allahu qoftë i kënaqur me të-që ka thënë: “Hyra tek Omer ibnul-Hattabi–Allahu qoftë i kënaqur me të-e ai ishte i shtrirë në agoni (pasi ishte therur disa herë me thikë), u thashë njerëzve që ishin përreth: “Si është?” Më thanë: “Siç po e sheh.” U thashë: “Zgjojeni me namaz, ngase nuk keni mundësi ta zgjoni me diçka më frikësuese për të sesa namazi.” Atëherë i thanë: “Namazi o udhëheqësi i besimtarëve!” Tha Omeri-Allahu qoftë i kënaqur me të-: “Ja menjëherë, se nuk ka të drejtë në Islam ai i cili lë namazin.”, fali namazin gjersa plaga e tij rridhte gjak.”
Njeriu është i obliguar të jetë në namaz me gjithë qenien e tij, me të jashtmen dhe të brendshmen, me ç’rast përfshihen zemra, gjuha dhe organet tjera të tij.


Namazi është rrugë e besimtarëve dhe adhurim i gjitha krijesave

Ata që falin namazin janë të dashurit e Allahut për të cilët nuk do të ketë frikë e as pikëllim. Për të tillët qan qielli dhe toka kur kalojnë tek Allahu (vdesin). Namazi është adhurimi më i lashtë, kështu pasi që është prej kërkesave të domosdoshme të besimit (imanit) ai nuk ka munguar në asnjë shpallje të mëhershme. Nuk ka ndodhur të derogohet ngase nuk ka dobi në atë fe në të cilën nuk ka namaz, prandaj edhe të gjithë të Dërguarit e Allahut -paqja e Allahut qoftë mbi ta- kanë nxitur njerëzit për namaz. Allahu tregon për lutjen që ia bëri Ibrahimi a.s., kur tha: “O Zot më bë mua prej atyre që falin namaz e edhe pasardhësit e mi (bëri të tillë). ”
Ndërsa Isai -paqja e Allahut qoftë mbi të-derisa fliste për dhuntitë e Zotit të Madhërishëm, ka thënë: “Dhe Ai (Zoti) më ka bërë mua të bekuar kudo që të jem dhe më ka urdhëruar me namaz dhe zekat sa të jem gjallë.”
Duhet ditur se jo vetëm njerëzit janë të obliguar me namaz, por edhe çdo krijesë e Allahut që është në qiell dhe në tokë, për këtë Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk e sheh se Allahun e Madhëron gjithkush që është në qiej dhe në tokë, e edhe zogjtë me krahë të hapur. Secili e di faljen dhe madhërimin e Tij (ashtu sikur e mësoi Allahu). Allahu është i Gjithëditur për atë që veprojnë.” (Nur, 41).
Sipas kësaj çdo falës i namazit dhe çdonjëri që madhëron Allahun është i udhëzuar me njohjen e formës së namazit dhe mënyrës së madhërimit të Allahut. Krahas njerëzve edhe xhinët janë të obliguar ta falin namazin, ndërsa këtë e kuptojmë më së miri nga verseti kur’anor: “Nuk krijova xhinët dhe njerëzit, përveçse që të më adhurojnë”.


Namazi është shërim për të sëmurit psikik

Në namaz njeriu gjen qetësi psikike dhe prehje shpirtërore, si dhe shpëtim nga pakujdesia e cila largon njeriun nga misioni i tij i lartë në këtë jetë. Sikur ta dinin ekspertët e shëndetit mental rëndësinë e tij, do t’ua kishin preferuar pacientëve të tyre namazin si terapi prioritare, sepse në të ka shujta shpirtërore, infuzione që i ka përshkruar Krijuesi i njerëzimit, e që fshehtësitë e tij nuk i di askush përveç Allahut të Madhëruar. Në namaz ka ilaç dhe shërim të shumë çrregullimeve psikike si shqetësimet dhe depresioni. Namazi shuan etjen shpirtërore dhe e ngop shpirtin me rehati dhe prehje, gjë që nuk ka mundësi ta bëjnë medikamentet dhe barnat mjekësore, ndërsa njerëzimi i është nënshtruar udhëzimeve dhe porosive të specialistëve të mjekësisë të bazuar në përvojën e kufizuar dhe supozimet e tyre.
Pra, namazi është i mbushur me dhikër dhe nënshtrim ndaj të Lartëmadhëruarit, zgjeron gjoksin dhe largon ngushtimin e zemrës, prandaj ai që mediton rreth Fjalëve të të Madhëruarit: “Ne e dimë se gjoksi yt ndien ngushtim nga ajo që thonë. Andaj lavdëro Zotin tënd sipas madhështisë që i takon dhe bëhu prej atyre që bien në sexhde.” (Hixhr, 97) do ta kuptoj këtë, kështu që ai që e fal namazin gjen në vete lehtësim pas përfundimit të tij, sikurse ta ketë larguar nga vetja ndonjë barrë të rëndë. Ai bëhet i zellshëm, ndien rehati dhe qetësi, sa që do të shpresonte të mos e përfundonte atë, ngase namazi është kënaqësi shpirtërore dhe kulminacion i prehjes së njeriut, është xhenet i zemrës dhe pushim në këtë botë. Po ashtu i Dërguari a.s., ka thënë: “Kulminacioni i prehjes sime është në namaz.”Këtë e sqaron rasti i një shtetasi gjerman i cili pa një musliman në sexhde, u çudit shumë nga kjo lëvizje, e cila e detyroi të priste derisa ky mysliman të përfundojë namazin e tij, pasi që përfundoi, u afrua dhe e pyeti për kuptimin e këtyre lëvizjeve e sidomos ajo që ka të bëjë me sexhden. Ky mysliman i sqaroi kuptimin e namazit, urtësinë dhe ndikimin e tij, ndërsa ky derisa dëgjonte shpjegimin, prekej me një ndjenjë që i ngjasonte hutimit të përzier me gëzim, sikur kishte gjetur diçka që kërkonte për shumë vite, pastaj i tregoi muslimanit shkakun e mahnitjes së tij, se ai lëngonte nga një sëmundje psikike, një ngushtim të vazhdueshëm dhe se sa herë që vendoste ballin e tij në tokë ndjente qetësi dhe rehati, kështu që sa herë i përsëritej ky ngushtim psikik vendoste ballin e tij në tokë që të gjente qetësinë, derisa e pa këtë mysliman dhe kuptoi fshehtësinë e kësaj qetësie (rehatie) që e ndiente në këtë pozitë. Pastaj muslimani e shoqëroi këtë person deri në qendrën islame në qytetin Munih, ku përgjegjësit i shpjeguan për Islamin dhe menjëherë pas kësaj tha (shpalli) dëshminë (shehadetin) dhe përqafoi Islamin. Prej lajmeve mahnitëse është ajo që e shpërndau revista “Ed-Dave” (Thirrja) numër 1225, se drejtori i psikiatrisë në Gjermani kishte zakon t’i shërojë pacientët e tij duke i shtyrë ata që të dëgjojnë ezanin, pa ditur se kjo është thirrje islame në gjuhën arabe për kryerjen e namazit, kur u zbulua kjo e vërtetë, tha udhëheqësi i psikiatrisë në Gjermani: “Me të vërtetë fjalët e ezanit me të cilat thërrasin muslimanët në namaz, fusin qetësinë në zemrën e të sëmurit psikik edhe pse ai nuk kupton kuptimin e tyre!!!”, dhe shtoi: “Vërtetë se ezani mbjell dritë dhe shpresë në brendinë e të sëmurëve me depresion, apo atyre që nuk kanë vetëbesim, apo të atyre që urrejnë jetën apo të atyre që kanë ndjenjën e dështimit në jetë.”


Sexhdeja së cilës i rrëqethen kodrat

Njeriu kur bën sexhde, lirohet nga prangat e pasimit të verbër, pranga të cilat i ka obliguar shoqëria, zakonet apo kulturat, andaj bie në sexhde për Allahun duke e ulur fytyrën e tij, duke e pluhurosur ballin, e kjo i jep zemrës timonin e udhëzimit, andaj nuk ka pengesë në frikërespekt, e as qortim për lotët që derdhë, e njëherit gjoksi i tij vlon nga kjo madhështi, për këtë thanë sahanët r.a.: “Në gjoksin e të Dërguarit a.s., kishte zëzëllimë sikur që zëzëllon kazani kur vlon uji në të, nga të qajturit e tij.”
Sexhdeja është forma më e afërt dhe më e dashur tek Allahu siç është cekur në hadith: “Njeriu më së afërti është tek Zoti i tij kur ai është në sexhde, andaj shtoni lutjet (në këtë pozitë).” Kështu që falësi shfrytëzon këtë rast të çmueshëm, shton lutjet dhe adhurimin duke thënë në këtë moment me gjuhën e shprehjes apo të gjendjes: “O Zot, kërkoj nga Ti ashtu siç lyp i varfëri, të dorëzohem Ty ashtu siç dorëzohet mëkatari i përulur, të lus Ty siç lutet i verbëri i frikësuar, me lutje të atij që para Teje ka nënshtruar qafën dhe lotët i rrjedhin për Ty, ka përulur trupin e tij për Ty dhe e ka nënshtruar.”
Kjo është sexhde së cilës i rrëqethen kodrat e larta, i dridhet toka dhe i frikësohen kolosët pa fe, e kjo në historinë e umetit dhe sprovat e tij ka lajme të çuditshme. Gjithashtu i Dërguari i Allahut kishte këshilluar Thevbanin, shërbëtorin e tij me këto fjalë:‘Të bësh sa më shumë sexhde për Allahun, sepse sa herë që të bësh sexhde për Allahun , Allahu do të të ngre me të një gradë dhe do të të shlyejë një mëkat."
Vlen të cekim rastin e Abdullah ibën Zubejrit-Allahu qoftë i kënaqur me të-kur një ditë ishte duke u falur në shtëpi, dhe ndërkohë zbriti një gjarpër nga tavani i cili u mbështoll mbi barkun e birit të tij Hishamit, gratë filluan të bërtasin dhe anëtarët e shtëpisë u lemerisën. Në ndërkohë u mblodhën që ta mbysnin gjarprin dhe më në fund e mbytën, e fëmiu shpëtoi. E tërë kjo ndodhi gjersa Ibën Zubejri ishte në namaz, nuk lëvizi e as nuk diti se çfarë po ndodhte në shtëpinë e tij derisa kreu namazin. ●



1. Muhamed bin Ahmed bin Ismail Mukadem, Es-Salatu limadha, Meke, 2001. Kryesisht jam bazuar në këtë libër.
2. Velijullah Dehlevij , Huxhetullahil baligah, Bejrut, 1997.
3. Vehbi Zuhejli, Fikhul islami ve ediletuhu, Damask, 1989.
4. Muhamed bin Muflih, El-Adabu sher’ijeh vel minehul mer’ijeh, Kuvajt, 2000.
5. Kemaludin Muhamed (Ibnul Hemam), Sherh fet’hul kadir, Bejrut, 2003.
Back to top Go down
View user profile http://stat-x.com
 
Namazi shërim i mendjes dhe i trupit
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
stat-X Forum :: Kategorit e Forumit :: Edukative :: Feja Islame-
Jump to: