Register !!
 
HomePortalCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

  Qëndrimi i Muhamedit a.s. ndaj të krishterëve

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
stat-X|V!p3r
Admin


Posts : 74
Join date : 2011-04-08
Age : 21
Location : Macedonia

PostSubject: Qëndrimi i Muhamedit a.s. ndaj të krishterëve   Wed Aug 17, 2011 5:30 am

Për të gjithë ata që i ka kapluar urrejtja ndërfetare brenda shoqerisë shqiptare, për të gjithë ata të instrumetalizuar nga qarqe propaganduese në emër të fesë, për interesa të ndonjë shteti të huaj dhe për të gjithë ata që pavetëdijshëm janë bërë pre e këtyre proceseve, lexoni:

Qëndrimi i Muhamedit a.s. ndaj të krishterëve


Profeti Muhamed jo vetëm që nuk kishte ndonjë qasje armiqësore ndaj tyre por përkundrazi i kishte trajtuar me dashamirësi dhe afërsi.

E mërkurë, 13 Maj 2009 21:33

Shpesh herë është keqtreguar qëllimisht qëndrimi që profeti Muhamed kishte ndaj të krishterëve. Mite dhe legjenda të tepërta qëllimkëqija e kanë mbuluar këtë qëndrim. E vërteta e zbuluar nga dokumentet më të hershme historike e tregon të kundërtën.

Në vazhdim e keni një letër të cilën Profeti e kishte adresuar për murgjërit e Manastirit të Shën Katerinës. Letra është dërguar rreth vitit 628.

"Ky është një mesazh nga Muhammed ibn Abdullah, si një pakt për ata që mbajnë Kristianitetin, pranë dhe larg, ne jemi me ta.
Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit, dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata.
Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta.
As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërit e tyre nga manastiret e tyre.
Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e muslimanëve.
Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurtë kundër gjithçkaje që ata urrejnë.
Asnjë nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t'i obligojë për luftë.
Muslimanët duhet të luftojnë për ta.
Në qoftë se një femër kristiane martohet me një musliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t'u lutur.
Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t'u ndalohet riparimi i tyre as shenjtërimi i pakteve të tyre.
Asnjë njeri nga ummeti (bashkësia muslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kijametit (fundi i botës)."
Back to top Go down
View user profile http://stat-x.com
 
Qëndrimi i Muhamedit a.s. ndaj të krishterëve
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
stat-X Forum :: Kategorit e Forumit :: Edukative :: Feja Islame-
Jump to: