Register !!
 
HomePortalCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Muaji i mëshirës

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
stat-X|V!p3r
Admin


Posts : 74
Join date : 2011-04-08
Age : 21
Location : Macedonia

PostSubject: Muaji i mëshirës   Thu Aug 18, 2011 6:28 am

” O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”[el-Bekare, 183]

Është pikërisht ky muaj në të cilin hapen portat e Xhennetit dhe mbyllen ato të Xhehennemit..

Pra luani këmbët, futuni dhe ju në grupin e të devotshmëve, bëjuni edhe ju pjesë e tyre dhe agjëroni sikur të ishte agjërimi I fundit për ju sepse vdekjes nuk I dihet kurrë se kur vjen, dhe kështu të jemi të pregatitur.. A nuk e shikoni që Ajeti Kuranor na tregon që e kemi obligim këtë muaj jo vetëm ne por edhe ata që kane jetuar para nesh..

Përse mos të arrijmë në këtë muaj një ose më shumë grada devocioni më lart.? Të bëhëmi të devotshëm më shumë seç jemi ?

Dëgjo se ç’ka thotë Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) në një hadith që e transmeton Buhariu dhe Muslimi, nga hadithi i Ebu Hurejrës [RadijAllahu Anhu], se pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
“Ai i cili e agjëron muajin e ramazanit me besim te plotë, dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut (dhe askujt tjetër), do t’i falen atij mëkatet e kaluara.”
A I lexoni këto fjalë të Pejgamberit ( Salahhau Alejhi ve Selem).. A e shikoni shpërblimin, rrogën që marrim në këtë muaj..
” Ka thënë Allahu [Xhele Shanuhu]: ” Me të vërtetë se çdo punë e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit. Me të vërtetë, ai (agjërimi) është për Mua dhe Unë do të shpërblej për të.”
Agjërimi nuk është I joni por I Allahut Teala dhe tek Ai duhet të presim shpërblimin, tek Ai duhet të lutemi me sinqeritet të plotë dhe të pendohemi për çdo gjynah që e kemi bërë në të kaluarën, në muajt dhe vitet që I lamë pas..
Mos nxirrni justifikime të ndryshme për mos të agjëruar ose si përshembull një ditë e pyeta dikë se përse nuk agjëronte dhe më ktheu një përgjigje krejt kot
-“sepse kur agjëroj më mban goja erë..”
u habita dhe direkt I citova hadithin e Pejgamberit (Salallahu Alejhi ve Selem) që thotë:
” Me të vërtetë era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se sa era e miskut (parfumit)”
Kur I tregova hadithin nuk më ktheu përgjigje..
Nga Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) transmetohet se pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
“Agjërimi dhe Kur’ani do të ndërmjetësojnë për robërit (e Allahut) në Ditën e Gjykimit. Do të thotë agjërimi: ” O Allah, e ndalova atë nga ushqimi dhe epshet, pra mundësoma që të ndërmjetësoj për të”. Dhe thotë Kur’ani: ” E ndalova atë nga gjumi i natës, pra mundësoma që të ndërmjetësoj për të.” ” Thotë Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]: ” Dhe do t’ju mundësohet atyre që të ndërmjetësojnë.”

Pra o vëllëzër e motra a jemi ne prej këtij grupi, ku prej të cilit në ditën e gjykimit do të ndërmjetësojnë Agjërimi dhe Kur’ani famëlartë për ne ?
A jemi ne prej tyre?
A jemi ne prej atyre që natën e kalojmë vetëm në Ibadet ndaj Allahut Teala ?
A jemi ne?
Çfarë na kushton ne që të hapim faqet e kur’anit dhe të nisim të lexojmë sado pak qoftë ajo, ose çfarë na kushton ne që të marrim sexhaden dhe të drejtohemi kah kibla me sinqeritet të plotë dhe ti falim dy rekatë namaz nafile..
Pse mos jemi ne shembull si Pejgamberi (Salallahu Slejhi ve Selem) në rradhë të parë për veten tonë pastaj familjen dhe më vonë për farefisin tonë..
Çfarë të pengon ty o vëlla dhe ty oj motër që në këtë muaj të japësh sado pak sadaka nëse nuk e ke në vlerë monetare ska problem edhe me një buzëqeshje jepet sadakaja. Përse mos të shkojë ky muaj vetëm në lumturi dhe buzëqeshje, dhe duke lënë pas grindjet dhe përleshjet me njëri-tjetrin..
Së fundi e lusim Allahun Teala që të na e zgjerojë kraharorin tonë ndaj ibadetit dhe faljes, dhe të jemi prej tyre që e kalojnë natën duke bërë vetëm ibadet dhe të arrijmë një gradë devocioni të lartë…(amin)
Back to top Go down
View user profile http://stat-x.com
 
Muaji i mëshirës
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
stat-X Forum :: Kategorit e Forumit :: Edukative :: Ramazani-
Jump to: