Register !!
 
HomePortalCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Ramazani i përngjan detit

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
stat-X|V!p3r
Admin


Posts : 74
Join date : 2011-04-08
Age : 21
Location : Macedonia

PostSubject: Ramazani i përngjan detit   Thu Aug 18, 2011 6:31 am

I lavd-falënderuar është Allahu i Lartësuar. Ai i cili meriton salavatet dhe selamet është Muhamedi sal-Allahu alejhi ve selem. Allahu im! Ma bëj pjesë timën sinqeritetin (ihlasin) në fjalë dhe vepra të jashtme e të brendshme!

Dëshiroj që ti ta shikosh ramazanin me një shikim të ri, tjetër fare. Po me një shikim që i përgjigjet kohës tënde që ti po e jeton. Shikoje ramazanin me shikim e imanit (besimit), atë do ta shohësh sikurse detin.

Po të nderuar vëllezër!

Ramazani i përngjet detit.

Deti është i madh dhe Allahu i Lartësuar ka bërë një nder shumë të madhe dhe ka nënshtruar për ju, lexoni fjalët e Tij:

“Allahu është Ai që ka nënshtruar për ju detin, që nëpër të, me urdhrin e Tij, të lundrojnë anijet, për të kërkuar dhuntitë e Tij dhe që ju të jeni mirënjohës.” (Xhathije,12)

Padyshim që nëpër det lundrojnë anijet që sjellin shumë dobi, në brendësi të detit ka pasuri të shumta, po kujto dhe mos e harro mishin e freskët që e konsumon.

Por kujdes se çdo njëri që ia mësyn detit, të mirat dhe pasuritë e detit nuk janë të gjitha që mund ti gëzoj. Mund të themi se: çdo njëri që hyn në deti ose e sheh atë nuk do të thotë se e ka mundësinë e përfitimit.

Mbylli sytë për pak çast, mendo drejtë dhe bëje një llogari.

Çdo gjë në deti, të mirat e tij janë të shumta… Por edhe rreziku është i madh.

Allahu ekber, Allahu është i madh.

Sa e sa njerëz i barti deti, përfituan dhe u pasuruan. Po edhe sa e sa njerëz i gëlltiti, fundosi, i shkatërroi.

Musau alejhis-selam përfitoi, kurse faraoni humbi.

Kështu ramazani.. Sa e sa njerëz shpëtojnë në ramazan.. Sa e sa njerëz humbin!!

Qielli i detit është me yje; Qielli i ramazanit është me melaqe që zbresin për ta dëgjuar Kuranin.

Brendësia e detit përmban margaritarë, perla, ushqim i freskët; netët e ramazanit lirim nga zjarri dhe falje.

Ushqimi i freskët në deti i përngjet në ramazan ibadeteve (adhurimeve) të lehta e të bukura.

Gjëja më e bukur në ramazan është:

- I gjithë ummeti agjëron;

- I gjithë ummeti falë namazin e taravive:

- I gjithë ummeti lexon Kuran, musafet janë të hapur gjithë andej;

- I gjithë ummeti fal namazin e natës;

- I gjithë ummeti bën iftarë në një vakt.

- I gjithë ummeti zgjohet në kohën syfyrit, han dhe lutet, e fal namazin e sabahut.

Allahu im! Nënshtroje ramazan për mua të përfitoj, të kem sukses, të bëhem i pasur me shpërblimet Tua.

Allahu im! Më ruaj nga fundosja dhe mos falja.
Back to top Go down
View user profile http://stat-x.com
 
Ramazani i përngjan detit
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
stat-X Forum :: Kategorit e Forumit :: Edukative :: Ramazani-
Jump to: